Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon nga Kuvendi dhe qeveria të shtyjë afatin e konsultimit të paketës fiskale për vitin 2022. Në një letër drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi dhe ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, kreu i dhomës amerikane Enio Jaço, shpreh shqetësimin e bizneseve amerikane që veprojnë vendin tonë për shkeljet e përsëritura në procesin e konsultimit publik, ndaj dhe kërkojnë kohë për shqyrtimin e paketës fiskale.
“Dhoma Amerikane vëren e zhgënjyer se u njoftua mbi projektligjet e paraqitur nga Këshilli i Ministrave mbi paketën fiskale 2022, pasi ato ishin miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ishin depozituar pranë Kuvendit. Kjo praktikë – fatkeqësisht e përsëritur – është në shkelje të ligjit “Për Njoftimin dhe Konsultimin publik”.
Por shqetësimi më i madh i Dhomës Amerikane lidhet me ndryshimet e shpeshta të paketës fiskale.
“Komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike”.
Ndaj për t’i dhënë fund kësaj praktike Dhoma Amerikane e Tregtisë rekomandon nisjen nga puna për hartimin e një ligji të ri për tatimin mbi të ardhurat.
Tv Klan
#DhomaAmerikane #PaketaFiskale
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!