Në Shkup u mblodhën gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në prezencën e zyrtarëve të BE-s dhe James O’Brien ndihmës sekretar shteti i SHBA.
Fokusi i takimit ishte paketa ekonomike e asistencës prej 6 miliard euro të BE-s për rajonin.
Kryeministri Edi Rama përsëriti kritikat për qasjen e BE për rajonin kur vjen puna për mbështetje ekonomike.
“Duhet të paramendoni ku do ishim nëse BE do ishte më serioze me integrimin rajonal. Është e rëndësishme të kuptohet që integrimi është një sfidë goxha e madhe dhe përfitimi i madh. Përpjekjet për konvergjencë janë patatetike dhe ky është fakt. Një nga vendet fqinje merr nga BE rreth 400 mijë për qytetar ndërsa ne këtu marrim rreth 130 për qytetar. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim. Gjatë viteve kemi ardhur në këtë pikë. Nëse duam të jemi të gatshëm duhet të sakrifikoni të jepni diçka për veten”, tha Rama.
Nga Shkupi kreu qeverisë shqiptare tha se “duhet të harrojmë ngjyrën e flamujve të grindjeve. Flamuri jonë duhet të jetë ai i BE”.
“Kur BE është në formë të mirë ne jemi në formë të keqe. Kur ne jemi në formë të mirë ata janë në formë të keqe. Nuk duhet të mbahemi mend për sherret mes veti por për ato gjëra të mira në ndihmë të bizneseve dhe për të gjithë qytetarët tanë. Bosnja duhet të ratifikjojë marrëveshjen e kështu qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama pati edhe këtë propozim. “Të vendosim një rreth politik siç kishim mbrëmë, të takohemi rregullisht. Jemi ballkanas, nëse nuk vini për të na ulur bashkë në një tryezë mund ti bëjmë punët pis. Të kemi mesazh të qartë nga liderët që duhet të harrojmë historinë, duhet ta harroni se cila ngjyrë është e flamurëve tona, ngjyra më e rëndësishme duhet të jetë e flamurit të BE-së. Nëse duam ta realizojmë dhe mos ta humbim këtë mundësi”.
Kryeministri Edi Rama nga Shkupi tregoi se çështjet e sigurisë nuk kanë qenë temë e takimit të sotëm por janë prekur në mënyrë parimore, mbase të detajuar në takimet bilaterale.
“Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën, dhe duhet të kemi të pranishëm presidentin Zelensky dhe do përpiqemi në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit me përfaqësuesit të sotëm të BE dhe që janë atë që do ndjekin për të bërë një bilanc të këtij muaji për të vijuar të vazhdojmë me ritmin e përshpejtuar që diktohet nga proceset e reja, që po ndodhin në BE, sepse ka zgjedhje të reja. Ne duhet të mbyllim këtë paketë duke bërë punën tonë Brenda afateve që ka kjo administratë në Bruksel. Është një samit në mbështetje të Ukrainës dhe për të diskutuar me presidentin e Ukrainës në lidhje me sfidat e sigurisë”, tha kryeministri.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#EdiRama#BE#TopChannelNews
Ещё видео!