[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Shtetet e Bashkuara te Amerikës i kanë bërë dhe njeherë apel Kryeminstrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për të hequr taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, si e vetmja mundësi për të vijuar dialogun mes Prishtines dhe Begoradit.Te enjten, me anë të një deklarate për shtyp, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë është shprehur se dy zyrtarë të lartë të Washingtonin zëvendësdrejtori për Evropë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Drejtori i ketij Keshilli për Çështje Evropiane jane takuar si me Presidentin Thaçi ashtu dhe me Kryeministrin Haradinaj, ku i kane riperseritur mesazhin se taksat në prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejtë progresit, e minojnë partneritetin Kosove-SHBA dhe si e tille duhet të pezullohen në mënyrë që Dialogu me Serbinë të lëvizë përpara.Madje burime per Vizion Plus shprehen se dy zyrtaret e larte te Uashingtonit kane qene te ashper me Kryeministrin Haradinaj, duke kercenuar madje dhe me heqjen e bazes se Bondsteel. Por i pyetur nga Vizion Plus, Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, ka siguruar se një gje e tille nuk do te ndodh.Presidenti i Kosoves ka aritikuluar edhe njeherë se partneriteti SHBA-Kosovë nuk mund te vihet ne pikepuyetje per shkak te axhendave ditore, duke thumbuar Kryeministrin Haradinaj.
Ещё видео!