Gjatë natës kanë nisur reshjet e dëborës në veri dhe në verilindje të Shqipërisë.
Kukësi, Dibra e Bulqiza janë zbardhur nga dëbora, e pazakontë kur vendi ishte ngrohut nga temperatura pranverore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në terren mjetet borëpastruese, dhe deri më tani këshillohet kalimi me zinxhirë vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).
Kuben - Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.
Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.
ARRSH këshillon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir.
Moti i frohtë me erë, reshje shiu, dëborë dhe stuhi, do ta shoqërojë vendin përgjatë 24 orëve në vazhdim. Edhe operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dyfishuar stafet në terren më bazë materiale për tu përballur me pasojat e motit të keq. Rreth 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie për t'i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrejt si rezultat i moti jo të qëndrueshëm.
Ещё видео!