Informacione dhe kuriozitete mbi shëndetin!
Cirroza hepatike (e mëlçisë)
Si organi i brendshëm më i madh i trupit, mëlçia është e domosdoshme në asgjësimin e helmeve, prodhimin e agjentëve mbrojtës ndaj infeksioneve, largimin e baktereve nga qarkullimi i gjakut, prodhimi i proteinave, të cilat rregullojnë mpiksjen e këtij të fundit dhe ndihmon në tretjen e yndyrës. F5 Sëmundjet e mëlçisë ndahen në 4 faza.
Në fazën e parë kemi përflakjen, kur mëlçia bëhet zbutet dhe zmadhohet. Shkaktarët mund të jenë: Teprimi me alkoolin, një virus, dëmtim nga përdorimi i barnave apo kimikateve apo çrregullim i sistemit imunitar.
Faza e dytë është fibroza. Kur përflakja nuk trajtohet, indi i dëmtuar dëmton atë të shëndetshëm, duke zvogëluar qarkullimin e gjakut nëpër mëlçi, e për pasojë pengohet funksionimin.
Cirroza hepatike apo e mëlçisë është faza e tretë. Zakonisht zhvillohet në një periudhë kohore prej 10 vitesh dhe në raste shumë të rralla kjo sëmundje mund të zhvillohet për një periudhë të shkurtër deri në dy vjet. Tanimë indet e shëndetshme nuk duken më, mëlçia thuajse ka humbur funksionalitetin dhe nëse nuk trajtohet në mënyrë intensive mund të çojë deri në mosfunksionim të mëlçisë.
Nëse arrihet në fazën e fundit, atë të katërt, dëmtimi i indit të mëlçisë është aq i rëndë sa është i pakthyeshëm. Në këtë fazë vetëm transplanti mund të shpëtojë jetën e të sëmurit.
Disa nga shkaqet kryesore të kësaj sëmundje mund të jenë:
• Abuzimi me pijet alkoolike
• Viruset e Hepatitit B, C, D, Autoimun
• Sëmundje të trashëguara
• Të tjera
Simptomat:
• Lodhje, mungesë fuqie, kufizim i veprimtarive fizike
• Ndjesi e ngopjes apo shtypjes në pjesën e sipërme të barkut.
• Fryrje barku
• Përzierje
• Rënie në peshë.
• Nishane të kuq në lëkurë me pamjen e merimange
• Skuqje të pëllëmbëve të duarve dhe shputave të këmbëve, çarje të cepave të buzëve.
• Shqetësime nga çrregullimi i hormoneve:
Simptoma që lidhen me ndërlikimet e Cirrozës:
o Zverdhje
o Prirje për hemorragji
o Dobësim i theksuar
o Gjakrrjedhje nga variçet
o Grumbullimi i ujit në bark
o Ënjtje e trupit
o Zmadhim i Shpretkës
o Kanceri i Mëlçisë
Ещё видео!