Britanikja Daily Mail, është ndalur së fundmi tek kostoja e shezlongeve në destinacione të ndryshme evropiane duke sjellë një përmbledhje të mundësive më luksoze të zgjedhjes, ku kostoja shkon ndonjëherë edhe përtej arsyes dhe arrin në afro 700 euro në ditë...Sipas Daily Mail, një shezlong në diell në një nga klubet e mbyllura në destinacionet italiane të Capri, Sardenjës dhe Positanos apo resortet luksoze spanjolle të Majorcës dhe Ibizës kushton deri në 685 euro dita. Dhe sigurisht, ato përdoren nga personazhe të famshëm e të pasur...Por, për familjet që mund t’i lejojnë vetes një cmenduri buxhetore, ose pushime pa kufizime, vijnë shezlongët prej 40 eurosh për person në plazhin Fornillo të Bregut të Amalfit në Pozitano. Më i shtrenjti në investigimin e Daily Mail, rezultoi Arienzo Beach Club, në Pozitano, me 685 euro për një eksperiencë VIP, që përfshin një shezlong, cadër, ujë, antipasta, pjatë kryesore dhe një shishe shapmanjë Dom Perignon. Mund të paguash po ashtu 500 euro në plazhin Nikki në Sardenjë dhe në cmim përfshihet sërish shapmanja. Vende me cmime të tjera të frikshme për shumëkënd, përfshijnë plazhin Scorpios në Mikonos, me 160 euro për një shezlong apo La Reserve a la plage në Shën Tropez të francës, ku për një shezlong tek paguan 80 euro dita dhe për një dopji 200 euro dita. Në Fontelina në Capri duhet të paguash 70 euro për shezlongun, cadrën dhe peshqirët, ndërsa në Anima Beach në Palma të Majorkës, pagesa është 70 euro. Ka edhe plazhe trendi me cmime pak më modeste, si Blue Marlin në Ibiza, me 30 euro për një shezlong por duhet edhe të shpenzosh atje minimumi 50 euro.
Ndërkohë që investigimi i Daily Mail ka lënë jashtë plazhet e vendit tonë, vecanërisht ata të rivierës, ku cmimet për një shezlong, janë dukshëm konkuruese.....
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shezlonget#Evrope
Ещё видео!