Lajme Arkiva 2005
Kanë xhiro të ulët ndaj quhen biznese të vogla, por taksat që i paguajnë shtetit janë të larta. Biznesit të vogël po i merret fryma. Tatim-taksat mbledhin për cilindo tip të biznesit, taksën vendore dhe atë të thjeshtuar.
Në Tiranë janë 12 mijë subjekte të tilla që përveç taksave nga Drejtoria e Tatimeve, iu shtohen dhe ato taksa të Bashkisë, taksë pastrimi, tabelë e tatim pasurie për metër katrorë. E pas këtyre taksave askush nuk mendon të korrë fitim.
Përgjegjësi i Sektorit të Regjistrimit në degën e Tatim-Taksave tregon rrugën si mund të hapet një biznes, e për këtë ka procedurë të gjatë që kudo duhet paguar.
“Paraqitet në Gjykatë, bën një kërkesë me shkrim ku pajiset me një vendim gjykate për të zhvilluar veprimtarinë private. Dmth, procedura e parë është vendimi i gjykatës. Dy, duhet një certifikatë personale me fotografi. Aktivitete të cilat kërkojnë licencë personale duhet të sjellë kopjen e licencës personale, vërtetim nga Bashkia për likuidimin e taksave lokale. Paraqitet të Sigurimet Shoqërore për të marrë kontratën, akt-marrëveshjen me Sigurimet Shoqërore. Taksa vendore është e ndryshme sipas llojit të aktivitetit. Aktualisht, për tregtinë me pakicë dhe me shumicë është 60 mijë lekë të reja, për prodhimin 35 mijë lekë të reja, për shërbimet 20 mijë lekë të reja...”
Nga më i thjeshti biznes i vogël që është këpucari e që është ulur kërkesa për riparim, apo zanati i parukierit i shtuar së fundmi, detyrohen të shlyejnë taksa që me zor i arrijnë.
“Me gjithë ato taksa që ka vu Qeveria, e kupton ti apo jo, mezi si e përballojmë. Mirëpo mu më tepër se 5 mijë lekë mezi qes bukën e kalamajve këtu, 5 mijë lekë në ditë është kjo. Tashi me këtë 5 mijë lekshin jo të paguaj taksë, jo të paguaj tatimet, jo dhe të paguaj dhe qeranë e dyqonit që kam.”
“Taksë tabele, taksë gjelbërimi, këto më detyrojnë në Bashki, pastaj vazhdoj, dmth, të gjitha licencat, ça janë këto e të gjitha me radhë, që mund të shkojnë rreth 1 milion e gjysmë, dmth, në vit.”
Gazetarja: Kemi biznese që janë mbyllur? I dini? Që janë regjistruar...
“Ka, ka, dhe biznese, ka edhe biznese që janë mbyllur. Mund të jenë në nivele rreth 200 që mund të jenë mbyllur, mirëpo këto kanë qenë për arsye të ndryshme.”
Shteti mbahet me taksa, por ai po ngrihet mbi varfërinë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!