Më shumë se 10 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në lidhje me vrasjen e 47-vjeçarit Prek Tonaj.
Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se personat e shoqëruar kanë qenë prezent në lokal si dhe mund të kenë dijeni për identitetin e autorit të kësaj ngjarje.
Sipas burimeve dhe dëshmive të mbledhura në vendin e ngjarjes, mësohet se autori ka hyrë i vetëm në lokal, ka qenë me kapele, i është afruar viktimës dhe ka përmendur një emër që sipas grupit hetimor mund të jetë emri mbi të cilin është kryer vrasja.
Më pas autori është larguar me një person tjetër, i cili po e priste në hyrje të lokalit.
Policia e Shkodrës dyshon se pista kryesore e ngjarjes është vrasja për gjakmarrje për shkak të së kaluarës së viktimës, i cili ka pasur probleme hasmërie.
Megjithatë pritet që gjatë ditës së sotme, grupi hetimor të marrë në pyetje dhe familjarë të viktimës të cilët mund të hedhin dritë në lidhje me konfliktet e mundshme të Tonaj.
Ai prej disa vitesh është përgjegjes i ujësjellë- kanalizime për zonën e Njësisë Rrethina, ndërkohë që nuk është se fshihej nga frika e gjakmarrjes./tvklan.al
#PrekTonaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!