Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 4 persona të pandehur për trafik droge në Gjermani.
Bëhet fjalë për Islam Sefën, Hajdar Lalën, Vidjan Barokën dhe Durim Xakën të cilët gjatë viteve 2020 dhe 2021 trafikuan rreth 1000 kilogramë marijuanë me vlerë 3.3 milionë euro. Lënda narkotike sigurohej nga Shqipëria dhe Spanja, për t’u transportuar më pas drejt Gjermanisë.
Islam Sefa dhe Hajdar Lala ishin financuesit dhe drejtuesit e grupit kriminal të trafikut të drogës. Ndërsa Baroka dhe Xaka kishin rol ndihmues.
Një prej krerëve të grupit, Islam Sefa u arrestua në korrik të këtij viti brenda një lokali pranë godinës së SPAK-ut. Si rrjedhojë e operacionit ndaj tij janë sekuestruar një automjet luksoz “BMË X5”, mijëra euro si dhe 60 kg marijuanë e ndarë në pako me mbishkrimin “Kruja”. Arrestimi i Sefës erdhi pas finalizimit të hetimeve në bashkëpunim të SPAK dhe autoriteteve gjermane.
=================
🔔 Ndiqni lajmet e fundit në website e Versus.al
Subscribe në kanalin e YouTube "Versus Albania" për më shumë LAJME
#Versus #VersusAl #VersusAlbania #VersusLajme #QendrojmePerballe #RaportimlPaanshem
Ещё видео!