Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka quajtur skandaloze dhe ndërhyrje në punët e brendshme dhe rendin kushtetues kërkesën e Bullgarisë për pjesëmarrje në ndryshimet e Kushtetutës së vendit. Pendarovski tha se, reagimin i MPJ-së, ku thuhet se nuk ekziston mundësi dhe as vullnet politik që në këtë proces të kyçen qytetarë të huaj, ishte me vend.
“Kërkesa e Sofjes është skandaloze. Kërkesa të tilla nuk drejtojnë as okupatorët ndaj vendeve, territoreve, shteteve që i okupojnë”.
I pyetur për kërkesën e VMRO-së që ndryshimet kushtetuese të bëheni sipas modelit kroat, Pendarovski tha se koncepti rreth shumicave dhe pakicave në Maqedoninë e Veriut është tejkaluar. Sipas tij, ai debat është tejkaluar dhe përfunduar me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.
“Edhe në ish Jugosllavi asnjëherë nuk kemi përdorur termin “pakicë nacionale”, por kishte kombe dhe kombësi. Pse? Që të mos fyejmë askënd që jeton këtu ndërsa në numër është më pak se populli shumicë. Mendoj se është një debat i pavend dhe nuk duhet të humbim kohë për atë”.
Në lidhje me këtë, lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe takim liderësh, ai tha se, deri në këtë moment nuk ka pajtueshmëri nga palët tjera në lidhje me modelin kroat dhe për këtë tani për tani nuk do të organizojë takim të tillë.
Tv Klan
#kushtetuta #rmv #sofja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!