Lajme Arkiva 2009
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati një sistem të ri elektronik që do të mundësojë mbledhjen në kohë reale në internet të të dhënave nga kompanitë e sigurimit në vend.
Platforma e re elektronike e raportimit synon monitorimin nga afër të gjendjes financiare dhe aftësisë paguese të operatorëve në treg.
Paketa e prezantuar sot, sipas drejtuesve të AMF-së është në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe garanton siguri dhe besueshmëri dhe në transmetimin e informacionit.
Elisabeta Gjoni: “Gjendja sot po të shikojmë, kemi një set po ta vendosim mbi tavolinë shuam ët madh ët dhënash sepse raportimi apo monitorimi bëhet në mënyrë fizike, me letra fizike apo me CD dhe krijon një barrë të madhe jo vetëm për kompaninë, por edhe nga pikëpamja e hedhjes e përpunimit dhe forca dhe kohë të shumta harxhohen për këtë mënyrë. Kështu kuptohet me gjithë epërsitë që ka teknologjia dhe informacioni dhe këtu bën shumë kuptim investimi në këtë drejtim.”
Sistemi i ri elektronik i raportimit është mundësuar nga banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim.
Fillimisht platforma do të fokusohet tek shoqëritë e sigurimit dhe fondet e pensioneve edhe sipas AMF në një të ardhme të afërm do të zgjerohet edhe për mbikëqyrjen e tregut të letrave me vlerë në Shqipëri./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!