Një tjetër person i cili dha dëshminë e tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, u arrestua nga policia në sallën e gjyqit, pasi dha një deklaratë të rremë.
Donald Zane u vendos në prangat e policisë, pasi dëshmitë e tij kanë qenë kontradiktore. Ai tjetër gjë tha gjatë fazës së hetimeve në prokurori dhe gjë tjetqër kur u thirr si dëshmitar të mërkurën në gjykatën e Elbasanit.
Zane mik i ngushtë me Mehmet Grecën, ndodhej nën shoqërinë e këtij të fundit, kur Greca u ndalua nga Struktura e Mbrojtjes së Votës, grup i ngritur nga Partia Demokratike, ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.
Mehmet Greca u akuzua se po blinte vota për Partinë Socialiste, akuza të cilat ai i ka mohuar, me argumentin se ishte marrë peng nga mbështetës të Partisë Demokratike.
Zane është dëshmitari i dytë që arrestohet në sallën e gjyqit. Rreth 20 ditë më parë, për të njëjtën arsye, policia vuri në pranga Miles Kurtin.
Ky i fundit, njësoj si Zane, në deklaratën e tij të parë dha dëshmi tjetër e cila nuk përputhej me deklaratën e dhënë një tjetër herë. Deklaratat e tij gjithshtu nuk përputheshin me pamjet filmike që prokuroria posedon nga vendi i ngjarjes.
Gjykata dyshoi se deklarat e tij kontradiktore ishin të qëllimshme, për të penguar dhe ngatërruar në këtë mënyrë hetimet, për këtë arsye ai u vendos në pranga.
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë më 21 prill të viti 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Një konflikt mes dy grupimeve mbështetëse të PD e PS, degradoi në përdorimin e armëve. Lidhur me këtë ngjarje, Arbër Paplekaj truproja i Gazmend Bardhit, drejtuesit politik i PD në Elbasan në atë kohë, u vetë dorëzua në polici.
Në atë ngjarje, mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota, kjo e fundit punonjëse policie.
Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për “vrasje me dashje në rrethana cilësuese”. Ai rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Paplekaj#Gjyqi
Ещё видео!