Shqiptarët në Londër pushtuan rrugët më 28 nëntor duke parakaluar me makina sportive dhe flamuj shqiptarë, për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë. Parada aspak modeste e emigrantëve shqiptarë ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase, aq sa “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull.
‘Qindra dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre. Pamjet të shpërndara në internet tregojnë Lamborghini, Mercedes, Audis, Range Rovers dhe Porsche 4x4 duke u bërë pengesë në qarkullimin e automjeteve’- vihet theksi në artikull.
Ndër të tjera, britanikët ankohen për trafikun e shkaktuar nga kjo paradë, të cilën e cilësojnë “egoiste”, e po ashtu shprehin shqetësim për manovrat e kryera në rrugë nga shqiptarët me makinat luksoze.
Në artikullin e Daily Mail tregohej edhe sesi shqiptarët rrotulloheshin me makinat e tyre apo edhe vajzat që ishin të veshura me fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë. Parada u shoqërua me fishekzjarre dhe me boritë e makinave që dukeshin sikur nuk do të kishin të ndaluar.
Pati edhe nga ata që postuan në rrjetin social ‘Tëitter’ që trafiku të hënën e 28 nëntorit në Londër ishte kthyer në një makth dhe I sugjeronin njerëzve të mos dilnin nga shtëpia, e mesa duket festa e pavarësisë vjen më e flaktë tek emigrantët shqiptarë.
Source:Daily Mail
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Shqiptaret#Britani
Ещё видео!