Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë nisin sot në afërsi të kufirit bjellorus, raporton agjensia e lajmeve Tass. Delegacioni ukrainas mbërriti në zonë; ai përfshin ministrin e mbrojtjes Oleksiy Reznikov dhe disa zyrtarë të tjerë. Presidenti Volodymir Zelensky i tha kryeministrit britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme, do të jenë vendimtare për kombin e tij.
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi forcat nukleare ruse që të vihen në gjendje gadishmërie; edhe kjo nuk nënkupton se shefi i Kremlinit do ta shtypë vërtet butonin e kuq, sërish mjaftoi për të ngjallur panik. Ndonese nuk është i bindur për rezultatin e bisedimeve, kreu i shtetit ukrainas sërish pohoi se “ia vlen që ta provojmë”. Ai pranoi që të nisë një delegacion për tu takuar me zyrtaret rusë, por nuk u pajtua as me kushte e as me lëshimë, duke e bërë të qartë se nuk do t`i lejojë Rusisë asnjë lloj epërsie pas sulmit të saj të paprovokuar.
Nuk kam ndonjë shpresë në rezultatin e këtij takimi. Megjithatë po e provojmë, për tu siguruar që qytetarët e Ukrainës të mos kenë asnjë dyshim, se unë si president nuk u përpoqa ta ndalojë luftën.
Teksa liderët botërore morën masa të reja të cilat e kanë thelluar izolimin e Rusisë, dhe pritet ti shkaktojnë dhimbje të mëdha popullsisë ruse, Moska nuk jep shenja për shtensionim të situatës. Vladimir Putin denoncoi Perëndimin për veprimet e tij agresive, sic i quajti ai,duke thënë se jo vetëm po vendosin sanksione ilegjitime ndaj Rusisë, por akuzoi ndërkohë edhe vendet e NATO-s me pretendimin se poi lejojnë vetes që të bëjnë deklarata agresive drejt Rusisë. Bashkimi Evropian synon të mbyllë hapësirën ajrore për linjat ajrore ruse, do të blejë armatime për Ukrainën dhe do të bllokojë mediat pro-Kremlinit, thanë zyrtarët e Komisionit Europian. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se masat që pritet të miratohen, do të shënojnë herën e parë që blloku prej 27 vendesh financon blerjen dhe dërgimin e armëve dhe paisjeve për një vend që është duke u sulmuar. "Është rrëzuar një tjetër tabu. Tabuja se Bashkimi Europian nuk ofron armatime për luftë", tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Russia#TopChannelNews
Ещё видео!