50-vjeçari Elvis Halilaj dhe dy fëmijët e tij, përkatësisht 15 dhe 13 vjeç kishin zgjedhur ta kalonin këtë të dielë në plazhin e Vilë Bashtovës. Por kjo ditë u kthye në një tragjedi për familjen e tyre, pasi të tre ata u mbytën teksa notonin në brigjet e këtij plazhi.
Të 3 ata kishin udhëtuar nga Tirana për të kaluar këtë ditë të nxehtë Korriku, pa menduar se rreth orës 13:00 do të gjenin vdekjen në ujrat e këtij plazhi.
Pushuesit tregojnë se fillimisht ka qenë 13-vjeçari që nuk po dilte dot nga uji dhe babai me vëllain kanë shkuar për ta ndihmuar.
“Një ndër personat që ishin aty afër ngriti dorën edhe në atë moment u turrëm. Ishte një me kajak që i kishte këto personat e rrezikuar. I nxorrëm në breg dhe kush mundi pastaj filloi t’i bënte masazh”.
“Pa ndjenja ishin, por puls e këto punonin”.
Dëshmitarët thonë se kanë qenë qytetarë të rastit që kanë tentuar t’i shpëtojnë babain dhe dy fëmijët, pasi plazhi i Vilë Bashtovës në Kavajë nuk ka vëzhgues.
“Nuk ka roje, nuk ka vrojtues këtu ky lloj plazhi. As vrojtues as roje bregdetare, unë s’po shikoj gjë”.
“Nuk kishte dhe aq shumë dallgë, por ishte problemi se nuk ishte ndihma dhe ata ishin shumë larg”.
Paraprakisht policia thotë se shkak i mbytjes së Elvis Halilajt dhe djemve të tij të mitur janë bërë rrymat detare. Megjithatë për sqarimin e plotë të rrethanave uniformat blu njoftojnë se po kryen veprime hetimore.
Këtë të shtunë ka rrezikuar jetën edhe një pushuese nga Kosova në plazhin e bregdetin e Shëngjinit.
Ajo është dërguar me urgjencë në spital duke u bërë rasti i tretë brenda javës në këtë plazh.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!