Përvëlak
Përbërësit:
1 gotë miell misri
Gjalp, vaj
1 gotë ujë të ngrohtë
2 gota kos ose dhallë
1 gotë qumësht
150 gr djathë i bardhë
Pak piper të kuq
Kripë
Përgatitja:
Ngrohim 3 lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle gjalp dhe në të kaurdisim miellin e misrit për 2 minuta, pa I dhënë ngjyrë.
Shtojmë ujin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht. Shtojmë dhallën ose kosin dhe qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe trazojmë derisa anët të fillojnë të shkëputen. Nëse ju rezulton e trashë mund të shtoni ujin e ngrohtë kos, dhallë apo qumësht për të rregulluar kosistencën që dëshironi.
E shërbejmë në pjata. Shkrijmë 50 gr gjalp, i shtojmë një majë piper dhe spërkatim pjatën. I shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar para se ta servirim. Ju bëftë mirë.
Ещё видео!