IN tv zbardh disa detaje të intenerarit të protestës së opozitës, e cila është parashikuar të zhvillohet të shtunën në orën 12:00. Opozita e bashkuar ka kërkuar në polici leje për tubimin e saj për vetëm 4 orë, ndërsa krerët e opozitës, në daljen e tyre 24 orë përpara protestës, bëjnë thirrje për protestë paqësore.
Lulzim Basha: Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë. Nuk do të jetë as spektakël, por do të jetë një protestë madhështore popullore, që do të japë këtë mesazh. Do të shpallë, që shumica e shqiptarëve të ndershëm nuk e pranojnë më realitetin e banditëve në qeveri. Banditët e kanë vendin para drejtësisë, e kanë vendin në burg.
Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi flet për provokatorë, ndaj i bën thirrje qytetarëve, që të mos bien pre e këtyre provokimeve.
Monika Kryemadhi: Nuk ka për të pasur asnjë dhunë në protestë nesër. E vetmja dhunë që është, mund të jetë dhunë e organizuar nga provokatorët e Edi Ramës. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mbajnë telefonat, të filmojnë çdo provokator, të jenë të kujdesshëm, por edhe ne do të marrim masa për të mos rënë pre e provokimeve të punonjësve civilë të Policisë së Shtetit. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të jetë i kujdesshëm në deklaratat, që lëshon Policia e Shtetit!
Ndërkohë, uniformat blu të kryeqytetit thonë, se kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës për ditën e shtunë. Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës janë marrë një sërë masash të rrepta sigurie, duke angazhuar rreth 1500 efektivë policie. Në gadishmëri të plotë për tubimin e opozitës do të jenë edhe FNSH, forcat Shqiponja, por edhe agjentë civilë nga Shërbimi Informativ. Gjithashtu, përgjatë 4 orëve të protestës, mësohet se do të devijohet edhe trafiku, si dhe do të ndalohet parkimi i mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në rrugën që lidh selinë e PD-së me godinën e kryeministrisë.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
