Është zbardhur dinamika e lëvizjes së autorëve të cilët në një sulm të parecedentë dhe terrorist ndaj Selisë Qëndrore të Top Channel, lanë të vdekur rojen e sigurisë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në atentatin mafioz kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, ku njëri ka qenë në rolin e shoferit dhe dy të tjerët në rolin e ekzekutorëve.
Automjeti tip Range Rover rezulton i vjedhur, njesoj edhe targat e përdorura në mjet.
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, autorët kanë ardhur nga Mëzezi, kanë kaluar përpara godinës së Top Channel dhe pasi kanë lëvizur shkurtimisht drejt Tiranës deri pranë një kryqëzimi rreth 200m, janë kthyer sërish për në drejtim të Mëzezit.
Në momentin kur kanë kaluar për së dyti përpara Top Channel, ata kanë qëlluar në breshëri me rreth 27 plumba, shumica e të cilëve kanë përfunduar në fasadën e godinës.
Fatkeqësisht një nga këto plumba ka kapur rojën e sigurisë Pal Kola, 60 vjecc, i cili ka qenë duke qëndruar në vendin e rojës. Ai ka dalë nga vendi i tij dhe pasi ka ecur pak metra është rrëzuar në tokë, duke qenë se plumbi ka qenë fatal për të.
Ekzekutorët terroristë janë larguar me shpejtësi në rrugë dytësore dhe pasi kanë marrë autostradën, ata kanë vendosur të ndalojnë në afërsi të Golemit, ku kanë djegur makinën dhe dyshohet se një tjetër automjet I ka marrë për t’I larguar.
Brenda makinës së djegur janë gjetur 2 armë kallashnikov që janë dërguar në Policinë Shkencore për të parë nëse ka gjurmë të autorëve. Policia e Tiranës vijon punën me intensitet për kqyrjen e kamerave të sigurisë, në mënyrë që të vërehet ndonjë gabim I mundshëm I ekzekutorëve, ose ndonjë detaj që mund të ccojë në identifikimin e tyre.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Atentat#TopChannel
Ещё видео!