KORÇË - Zëvendësdrejtori i Policisë së Korçës Arben Hyseni dhe 2 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pas publikimit të një video, ku uniformat blu shihen duke rrahur dhe dhunuar një qytetar, në sy të zëvendësdrejtorit.
Në videon e xhiruar nga qytetarët dhe që është e gjatë 2 minuta e 17 sekonda, shihet se gjithçka nis pas një aksidenti të ndodhur në qendër të qytetit të Korçës, ku një i ri ka përplasur nga mbrapa automjetin e zëvendësdrejtorit të policisë Hyseni.
Menjëherë pas kësaj, Hyseni ka telefonuar forcat e policisë për të raportuar aksidentin. Uniformat blu vijnë vetëm pas sekonda më vonë, ndërsa menjëherë i sulen të riut.
Edhe pse në video nuk dëgjohet se çfarë ka biseduar i riu me uniformat blu, shihet qartë acarimi i toneve mes tyre, deri sa saktësisht në 1:55 në të videos shihen efektivët e policisë teksa qëllojnë dhe dhunojnë të riun.
Edhe pse Hyseni është i pranishëm në automjet, ai nuk ka lëvizur për të ndaluar dhunimin ndaj të riut duke qëndruar qetësisht në mjetin e tij. Goditjet janë të vazhdueshme nga të dy efektivët ndaj të riut ndërsa as ndërhyrja e qytetarëve aty pranë nuk ka larguar dot atë nga dhuna.
Nga video e xhiruar, nuk kuptohet se çfarë ndodh më pas me ngjarjen, dhe nëse policia e ka shoqëruar në komisariat qytetarin.
Menjëherë pas publikimit të kësaj video në televizionin A1 Report, kanë nisur hetimet ndërsa është marrë edhe vendimi i pezullimit përkohësisht të 2 efektivëve të policisë, dhe zëvendësdrejtorit Hyseni deri në mbylljen e hetimeve.
Ka qenë drejtori i Policisë së Korçës Edmond Tragaj që në një lidhje telefonike, bëri të ditur vendimin e marrë nga ai për ngjarjen në fjalë. Tragaj u shpreh se ngjarje të tilla janë të pahijshme ndërsa menjëherë ai ka marrë masat ndaj efektivëve të përfshirë. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!