Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk është përfshirë në listat e kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.
I pyetur nga gazetarët nëse ka patur debat me Bushatin në mbledhjen e Kryesisë së PS mbrëmjen e 8 Marsit, Edi Rama tha se kjo gjë nuk do ta pengonte atë që të përfshihej në lista nëse do të kishte punuar në terren.
Por Rama ka zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Ditmir Bushatit pak kohë më parë, duke u treguar gazetarëve se çfarë i kishte kërkuar dhe synimin që kërkonte të arrinte.
“Ditmir Bushati ka ardhur tek unë dhe ka thënë dua të bëhem Sekretar i OSBE, dua mbështetjen tënde, dhe unë i kam thënë PO do kesh mbështetjen time. Dhe Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë të gjithë mbështetjen dhe pse në kushte jo të lehta pasi duke qenë kryetar në detyrë i OSBE për 1 vit dhe kur duhet të zgjidhej katërshja e Sekretariatit, kryetari i OSBE ka rolin e ndërmjetësimit dhe disa vende kanë shprehur rezerva për kandidaturën nga Shqipëria në kushtet që Shqipëria ka drejtimin e OSBE. Deri në fund unë e kam mbështetur Ditmir Bushatin. Çfarë debati mund të kem unë me Ditmir Bushatin? Një sekretar i OSBE nga Shqipëria do të ishte kryevepër. Unë kam mbështetur Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë. Si mundet të jem personi që tha ashtu tha kështu”, u shpreh Edi Rama.
Sa i përket mospërfshirjes në lista të ish-ministrit të Jashtëm, Rama tha se Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë më në asnjë aktivitet të Partisë Socialiste që pasi u largua nga drejtuesi politik i Qarkut Shkodër. Kreu i selisë rozë pranon se me Ditmir Bushatin ndahet në mendime, por kjo nuk e ndryshon opinionin që ka pasur për punën e tij.
“Shokët e Ditmir Bushatit sot janë tek kufiri, e jo se kanë bërë debate me mua, por ata përveç punës si ministra, përveç mbledhjeve dhe daljeve në televizor kanë punuar tokën, kanë mbjellë e kultivuar në terren me njerëzit përditë të korrurat e 25 Prillit, ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur në asnjë aktivitet. Nëse Ditmir Bushati do të kishte punuar tokën, do të ishte njësoj si shokët e vetë”.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!