Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën 334 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,621 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar po ashtu se brenda 24 orëve janë regjistruar tetë viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 81 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 4,562. Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 20,989 të prekur nga Covid-19. Prej tyre 705 pacientë kanë humbur jetën. Më 1 nëntor ndërkohë Qeveria e Kosovës ka miratuar kufizimet e reja, me qëllim frenimin e koronavirusit dhe autoritetet po i bëjnë thirrje pa reshtur qytetarëve të respektojnë rregullat. Rritja e infektimeve në kosovë vjen në një kohë kur edhe vendet e tjera të rajonit janë prekur nga një valë e dytë, akoma më e ashpër e koronavirusit krahasuar me atë të pranverës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosove#Bilanci#TopChannel
Ещё видео!