Pasi u ngrit në fluturim nga një fushë pranë vijës së frontit të Donbasit me një helikopter të epokës sovjetike, Roman një pilot ukrainas thotë se do të preferonte më shumë një helikopter Apash. 34-vjeçari thotë se Ukraina ka nevojë për helikopterë të rinj sulmues dhe sisteme armësh për të fituar ndaj Rusisë në fushën e betejës.
"Ne bëjmë maksimumin duke përdorur municionet e vjetra, por kemi nevojë për të reja. Rusët përdorin të njëjtat mjetet. Duhet të mbështetemi te cilësia”.
Pavarësisht armatimeve sovjetike, Ukraina ka mundur ta ndalojë përparimin e Rusisë. Humbjet në fushëbetejë bënë që Presidenti Putin të njoftojë dislokimin e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.
Në një reagim NATO-ja e kritikoi Vladimir Putinin retorikën e "rrezikshme" bërthamore. Ndonëse jo e papritur, është një nga sinjalet bërthamore më të theksuara të Rusisë dhe një paralajmërim për NATO-n për mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën.
“Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. NATO-ja është vigjilente dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë”.
Kievi tha se plani i Rusisë do të destabilizojë Bjellorusinë.
Lituania e dënoi gjithashtu planin e Putinit dhe tha se do të kërkojë sanksione të reja kundër Moskës dhe Minskut, ndërsa shefi i politikës së BE-së Josep Borrell i kërkoi Bjellorusisë të refuzojë armët dhe kërcënoi me sanksione të tjera.
Në fushën e betejës, Rusia bombardoi qytetin lindor Avdiivka, vetëm 90 km në jugperëndim të Bakhmutit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!