Lajme arkiva 2006
Temperaturat e larta i kanë orientuar pushuesit drejt freskisë së plazheve megjithatë në këtë kohë ata nuk i mungojnë Voskopojës, kësaj mrekullie natyrore 1400 metra mbi nivelin e detit. Ajri i pastër, klima malore dhe freskia e pyjeve halorë tërheqin pushues të shumtë nga rrethe të ndryshme të vendit.
Qytetarja 1: “Është viti i tretë që vijmë rresht këtu në Voskopojë. E para është klima është klimë e përsosur”.
Qytetari 2: “Neve kemi ardhur këtu për arsye se Voskopoja është vendi më klimaterik në Shqipëri”.
Voskopoja është vendi më i vizituar i këtij rajoni dhe këtu mund të bësh pushime në të katër stinët e vitit. Për pushuesit ajo ofron 200 shtretër ku krahas një hoteli turizmi familjar mban gjysmën e këtyre kapaciteteve.
“Gjithë ato familje që kanë ardhur nga Tirana, nga Durrësi, nga Fieri, nga Lushnja, nga Vlora gjejnë një klimë të pastër dhe kanë ngelur shumë të kënaqur si nga klima ashtu dhe nga ushqimet”.
Përveç natyrës Voskopoja ofron dhe bukurinë e kishave dhe manastireve të saj si Shën Nikolla, Shën Eprëmte apo Shën Podhromi. Megjithëse këto objekte fetare karakteristike janë të mbyllura në të shumtën e kohës dhe turizmi kulturor nuk shfrytëzohet.
Voskopoja është vetëm 18 km larg qytetit të Korçës por rruga zgjat më tepër se një orë. Duket se gjatë viteve investimet në infrastrukturën e kësaj zone kanë munguar plotësisht. Megjithatë vitet e fundit kanë një tendencë në rritje për të pasur një shtëpi në këtë zonë të bukur malore. Vetëm për këtë vit janë ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër 50 shtëpi. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!