Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Berat- 46-vjeçari i ka vënë flakën shtëpisë së tij në fshatin Lapardha në Berat, pasi ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht bashkëshorten, E.V, 40 vjeç.
Policia e Beratit sapo ka marrë njoftimin për rënien e zjarrit është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka arrestuar në flagrancë 46 vjecarin, i cili rezultoi të ishtë në gjendje të dehur.
G.V, akuzohet për ushtrim dhune në familje dhe dëmtim të pronës private.
"Më datë 20.03.2015, ora 21:30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, G.V, 46 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjoke, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E.V, 40 vjeçe, banuse në fshatin Lapardha Berat si dhe ka djegur banesën . Neni 130\a dhe 151, të Kodit Penal" thuhet në njoftimin e policisë Berat.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!