10 prilli shënon 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës mijëra gra fëmijë të moshuar dhe burra, ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërngulen në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Asokohë, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra të tjerë u zhvendosën nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
Ata kanë qenë fëmijë, gra dhe të moshuar, të cilët kanë qenë të dhunuar dhe të torturuar nga forcat serbe.
Rreth gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës, të dëbuar me dhunë nga forcat serbe, u vendosën në Maqedoninë e Veriut. Para hyrjes në Maqedoni, rreth 70 mijë refugjatë, me ditë të tëra mbetën të bllokuar në fushëgropën e Bllacës, pasi presidenti i atëhershëm maqedonas, Kiro Gligorov, kishte për qëllim t’i dëbonte në vende të treta.
Shqiptarë edëbuar që u detyruan të qëndrojnë në Bllacë, në qiell të hapur, në 10 ditët e para të prillit 1999, u dolën në ndihmë qindra aktivistë vullnetarë të organizatave të ndryshme.
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vendet e tyre, ka arritur kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë. Në pikën ku ndodhi katastrofa humanitare, në Hanin e Elezit, është ngritur një Qendër Përkujtimore, në të cilën qëndron edhe treni që mbante shqiptarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosova#Eksodi
Ещё видео!