Vlorë- Skelë, ku automjeti tip ‘Renault Clio’ me targa FR 7124 C ka shpërthyer në flakë, ndërsa ishte në lëvizje.
Televizioni A1 REPORT ka mundur të sigurojë pamjet e automjetit në momentin që ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer.
Siç duket dhe në pamjet shpërthimi i mjetit ka ndodhur në pjesën e parme të tij, për arsye ende të paqarta.
Në automjet ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit i cili ka arritur të dalë nga automjeti përpara shpërthimit pa u lënduar.
Pronarët e bizneseve aty afër kanë kontribuar me ndihmën e parë, duke hedhur kova me ujë për shuarjen e mjetit ndërsa menjëherë ka mbërritur edhe zjarrfikësja.
Ещё видео!