#oranews #plumbiarte #spak #nuredindumani #LeonardPalushi
18 të arrestuar nga SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit janë paraqitur në gjykatën e posaçme ku do të njihen me masat e sigurisë. Mësohet se 9 prej tyre ishin duke vuajtur dënime të tjera në burg dhe po aty i është komunikuar edhe akuza e radhës. Ndërkaq 14 persona, mes tyre të organizuar edhe si drejtues të grupeve kriminale, kanë mundur tu shpëtojnë prangave duke u arratisur.
Po sot masa e arrestit me burg i është bërë e ditur edhe vetë Nuredin Dumanit. Mësohet se prokurori dhe gjykatësja ia kanë bërë të ditur vendimin në spital duke shmangur përballjen e tij me të akuzuarit e tjerë në sallën e gjykatës.
Prej orës 11 kur edhe kanë nisur gjykimet trupa ka vendosur arrest me burg për Henrik Hoxhen dhe Leonard Palushin efektiv e policie. Gjatë seancës ky i fundit ka theksuar se ka bërë vetëm detyrën madje më shumë se duhet, ndërsa u akuzua se ka orientuar gabim hetimet.
Por në nisjen e gjykimeve nuk munguan as incidentet Ilirjan Feçi, i mbajtur në qelitë e Shënkollit, është nisur me vonesë drejt Tiranës, pasi ka pasur një ngatërresë, ku në vend të tij para trupës u paraqit gabimisht një shtetas tjetër. Procedura vazhdoi dhe me Asllan Plakun të cilit në seancë nuk iu paraqit avokati .
Ndërkaq hetimet tashmë po zhvillohen edhe për dekonspirim të aksionit, për shkak se 14 persona arritën të largohen.
“Jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur gjithë se kush do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar operacionin.
Kontrolle janë zhvilluar edhe mbrëmjen e së premtes në disa qytete dhe po ashtu do të vazhdojnë edhe më tej
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!