Presidenti i Serbisë, Aleksandwr Vuçic, ka njoftuar dështimin e bisedimeve në Moldavi duke njoftuar se delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar të takohet me delegacionin e Beogradit zyrtar.
Takimi i mundshëm në samitin e Komitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau po ndërmjetësohet nga presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz.
“Takimi nuk u miratua nga Prishtina. Situata në Kosovë, së bashku me Ukrainën, u bë temë kryesore e takimit të Komitetit Politik Evropian. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçic gazetarëve.
I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk e di.
Vucic deklaroi po ashtu se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe dhënia e garancive për shmangien e veprimeve të njëanshme ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.
Takimet u zhvilluan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau – ku Kosova përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Osmani#Vucic
Ещё видео!