Sherri banal për një vend parkimi u kthye në një skenë krimi mbrëmjen e kësaj të mërkurë në Sarandë.
Një person i identifikuar nga policia si Xhenelio Tarja, dyshohet se pati një konflikt me 41 vjecarin Klodian Bakia për një vend parkimi, për pasojë 24 vjecari ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur atë dy herë në kraharor.
Bakia u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës, por ai nuk mundi të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve te mjekëve, për shkak të plagëve të rëndë që kishte marrë në zemër.
Policia e Sarandës mbërriti në vendngjarje, por autori i krimit Xhenelio Tarja me banim në Lac ishte larguar me qëllim shmangien e arrestimit.
Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa efektivët kanë bllokuar pikat hyrëse dhe dalëse të qytetetit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.
Grupi hetimor ka marrë në analizë ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktima kishte parkuar përpara lokalit të autorit, për pasojë ky i fundit nga gjaknxehtësia e ka plagosur atë.
Pak orë përpara se të ndodhte plagosja, një tjetër person humbi jetën në Sarandë. Një 33 vjecar nga Italia shkoi për një vizitë mjekëore në spitalin e qytetit bregdetar, por dyshohet se nëdërooi jetë për shkak të një arresti kardial.
Grupi mjekoligjor po kryen të gjitha analizat përkatëse për të kuptuar nëse vdekja e italianit ka ndodhur për një tjetër shkak.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vrasje#Sarandë#TopNews
Ещё видео!