[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Tashmë çdo qytetar do të mund të vaksinohet.Procesi i vaksinimit masiv i shtrirë në të gjithë vendin do të lehtësohet, raporton Vizion Plus, pasi nuk do të pritet kalendari i programit të vaksinimit nga institucionet por do të bëhet përmes aplikimin në portalin e-albania. OGERTA MANASTRLIUMINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROTJES SOCIALE Për të gjithë qytetarët që kanë nevojë të informohen se kur do të jetë radha e tyre e vaksinimit, nëse ende nuk e kanë marrë këtë njoftim duhet të kontaktojnë mjekun e familjes, për të bërë kërkesën për vaksinim. Ose të aplikojnë në portalin e-Albania me një kërkesë të thjeshtë për aplikim dhe do të njoftohen me telefon nga mjeku i familjes apo mesazh për ditën dhe orën e vaksinimit si dhe vendin e vaksinimit Mbi 10 mijë vaksinime janë planifikuar të kryhen çdo ditë në të gjithë vendin. Vaksinimi vijon në të gjitha qytetet, ne jemi shtrirë në mënyrë kapilare në të gjitha qendrat shëndetësore, por edhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjitha rrethet. Ne dje kemi arritur të vaksinojmë 11487 persona dhe kemi arritur atë targetin e vendosur dhe sigurisht objektivi ynë është të kalojmë 10 mijë vaksinime në ditë. Duket se të moshuarit janë ata që nuk kanë hezituar të marrin injeksionin. Deri më tani në total janë kryer 78 mijë vaksina.
Ещё видео!