Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Fierit. Një person ka hyrë në Spitalin Rajonal i ka marrë armën një efektivi policie që ndodhej atje dhe ka qëlluar në drejtim të 2 personave, me të cilët kishte pasur më herët një konflikt.
Gjithçka ka nisur në Levan, ku autori dhe 2 personat janë konfliktuar. Këta të fundit kanë marrë lëndime dhe kanë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal. Por, autori ka shkuar në Spital dhe ka qëlluar në drejtim të këtyre personave.
Policia ka zbuluar identitetin e autorit dhe ka shoqëruar dy persona që ndodheshin me të në momentin e ngjarjes.
“Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident, ku policit të patrullës së përgjithshme i kanë marrë aksidentalisht armën nga brezi dhe një shtetas që ne tashmë e kemi të identifikuar se cili është ka qëlluar ndaj dy personave që ata kishin konfliktin e mëparshëm. Kemi shoqëruar në polici dy persona dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve që siç e thashë janë të identifikuar nga ana jonë. Me stafin e spitalit po bëjmë të pamundur për shpëtimin e dy të dëmtuarve me armë zjarri. Gjendja sipas stafit është normale dhe nuk ka probleme serioze për jetën. Kjo ngjarje po hetohet, për t’u zbardhur plotësisht”, tha drejtori i Policisë së Fierit, Andon Marko./ABC News Albania 24/7
Ещё видео!