[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pavarësisht kohës jo shumë të përshtatshme për plazh, operatorët privatë janë ata që nxitojnë dhe përgatisin terrenin për pritjen e pushuesve në plazhin e Durrësit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë duke ndërtuar dushet, kurse ata që i kane pasur nga vitet e kaluara janë duke ndërruar aksesorët që janë amortizuar. Disa nga kriteret e përcaktuara për distancën e çadrave nga njëra tjetra dhe nga bregu i detit në këtë periudhë të sezonit turistik duket se po respektohen. Pushuesit kanë dëgjuar për urdhrin e ri të ministrisë së Turizmit, duke e vlerësuar atë, por kërkojnë që ai të ndiqet dhe zbatohet, pasi akoma është fillimi dhe fluksi nuk ka filluar. Por ndërsa privati është në përgatitjet e fundit për sigurimin e kushteve për pushuesit, Bashkia e Durrësit akoma nuk ka një projekt përfundimtar se çfarë do të ndodhë këtë vit me territorin e plazhit që ka në administrim. Kjo situatë nuk është pritur mirë nga pushuesit që kërkojnë hapësirat publike për të pushuar. Burime nga zyra urbanistike në bashkinë e Durrësit bëjnë të ditur se brenda pak ditësh pritet tu vijë shkresa përfundimtare nga agjencia kombëtare e bregdetit, për vendin se ku do të përcaktohen plazhet publike, kullat e vrojtimit si dhe ndërtimin e tualeteve. Kjo e fundit duket se do të jetë edhe problemi më i vështirë për tu zgjidhur, pasi përgjatë shëtitores së plazhit nuk ka rrjet kanalizimesh të ujërave të zeza për tu lidhur me tualetet.
Ещё видео!