Sektori i Bujqësisë vijon të mbetet një nga më të rëndësishmet për ekonominë e vendit.
Prej vitesh ky sektor mbetet prioritet për qeverinë shqiptare, e cila në vitin 2014 miratoi programin për “Strategjinë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor 2014-2020”, me qëllim mbështetjen, promovimin dhe zhvillimin e zonave rurale dhe bujqësisë, reflektuar kjo në një rritje të buxhetit nga viti në vit.
Rreth 800 mijë fermerë në të gjithë Shqipërinë, presin që vitin e ardhshëm të trajtohen me subvencione nga fondet e brendshme, me një vlerë totale financimi prej 2,5 miliardë lekësh.
Por, vitin që vjen nuk janë parashikuar financime nga programet IPARD pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian që u jepen vendeve në proces anëtarësimi. Kjo për shkak se Bashkimi Evropian bllokoi dhënien e fondeve për Shqipërinë, pasi zyra kundër mashtrimit financiar në Komisionin Europian konstatoi shkleje.
Këtë vit, nga program IPARD II, kishte 260 përfitues, por për dy vitet e ardhshme nuk priten disbursime.
Viti 2023 shënoi një rritjer të lartë të numrit të aplikimeve për skemën kombëtare, thotë Monitor. Të dhënat zyrtare nga AZHBR tregojnë se gjatë këtij viti rreth 12,517 aplikime u kualifikuan vetëm për skemat e mbështetjes në blegtori dhe Bletari, ndërkohë që fondet ishin programuar për jo më shumë se 8 mijë fitues.
Aktualisht ka një interes në rritje për investime në sera dhe blegtori nga çmimet në rritje të prodhimeve me shumicë, por mbështetja buxhetore që rrjedh nga skema e subvencionit mbetet e ulët dhe fondet si një nxitës i madh janë bllokuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Strategjia#Subvencionet
Ещё видео!