#oranews #edirama #rritjaecmimittenaftes #rritjakarburanteve #luftarusiukraine #ramaparalajmeron #shorts
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për median.
Kryeministri Edi Rama paralajmëron shkurtime të furnizimieve jo vetëm të naftës por dhe të energjisë.
"Dua ta sqaroj për të njëmijtën herë se diskutimi për çmimin e naftës, I cili si çdo vend tjetër ndikohet drejtëpërdrejtë nga tregu dhe jo vendimet e qeverisë është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh se ne në strukturën e çmimit ne kemi contribute që në vendet e tjera paguhen veçmas. Pra shumatorja e shpenzimeve të atyre që konsumojnë naftë është krejt njëlloj. Bëni përllogaritjet e taksave që paguhen jashtë çmimit të naftës dhe rezulton e njëjta gjë.
Çmimi I naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend që e ka zgjedhur tani më prej 32 vitesh ekonominë e tregut që ngre apo ul çmimet e mallrave të konsumit. Është tregu i ndjeshëm ndaj të gjitha krizave jo më ndaj një lufte. Europa ka hyrë në luftë. Ushtarakisht lufta zhvillohet mes një agresori dhe një vendi në agresion ndërsa në të gjitha aspektet e tjera ku ai është themelor, lufta zhvillohet mes të gjitha vendeve që refuzojnë kategorisisht agresionin dhe agresorin. Duhet të jemi të vetëdijshëm. Në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra që kërkonim përpara fillimit të luftës dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë.
Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës me luftën tjetër që ende nuk ka përfunduar të pandemisë dhe u përgatitëm për disa skenare. Përgatitemi për disa skenare.
Për këtë arsye kemi vendosur të ngrejmë komitetin special dhe për këtë arsye jemi ulur që në ditën e parë të nisjes së kësaj katastrofe për të përgatitur skenarët e mundshëm nga skenarët më të thjeshtë deri tek më të vështirët. Skenari më I vështirë është që duhet të përgatitemi psikologjikisht edhe për situata dramatike të furnizimeve me energji dhe naftë. Duhet të përgatitemi për këtë edhe pse ky është skenari më dramatik."
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!