Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Kryesia e Partisë Aleanca Demokratike, kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të policisë së shtetit Bilbil Mema dhe dorëheqjen e Ministrit të Rendit Stefan Çipa, sepse konsideron se ata janë të implikuar në incidentin që ndodhi sot paradite në asamblenë e kësaj partie.
Pak orë pasi Ridvan Peshkëpia, anëtar i partisë u godit nga tre persona që zhvillohej asambleja, kryetari ekzekutiv i PAD Arben Imami, doli në një konferencë për shtyp. Ai fajësoi presidentin e PAD Neritan Ceka për ngjarjen.
Arben Imami:- “Fakt ishte dalja e Neritan Cekës nga Ministria e Rendit para gjysmë ore. Policia do të mbajë përgjegjësi, qoftë politike ministri i brendshëm, qoftë edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, i cili është bashkautor i këtij skenari”.
Zoti Imami dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie Preç Zogaj thanë, se ende nuk ishin konfirmuar emrat e tre personave që goditën zotin Peshkëpia dhe as fakti nëse qenë punonjës të SHIK-ut. Ata e konsideruan të pa tolerueshme përdorimin e dhunës të nxitur nga persona brenda partisë, ndaj drejtuesve të tjerë të po kësaj partie.
Arben Imami:- “E rëndësishme është që kur në një parti ku mund të përdoren mjetet e dhunës nga një person kundrejt personave të tjerë dhe ne s’kemi ç’flasim pastaj për respektimin e kësaj natyre”.
Zoti Imami dhe Zogaj, u përqendruan gjatë konferencës, mbi aktin e dhunës sot në hotel Dajti, duke lënë për një moment tjetër diskutimin lidhur ose jo të kongresit të kësaj partie në 8 Qershor. Ata pranuan se ngjarja e sotme theksoi përçarjen brenda PAD./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!