#oranews #plagosgruan #plagosjagruas #gruajanekorce #AlekoMyrtollari
Aleko Myrtollari, 46 vjeçari që masakroi me thikë bashkëshorten, nuk konfirmoi xhelozinë si shkak të konflikteve me gruan që ende vijon betejën për jetën si shkak plagëve të rënda që mori. Në dëshminë e parë në policinë e Korçës pas vetëdorëzimit, 46-vjeçari ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë.
Ai pretendon se i kishte kërkuar gruas të kërkonte për punë, por ajo nuk ka pranuar duke shprehur se duhet që të punojë ai për të mbajtur familjen.
Kjo përgjigje sipas 46 vjeçarit ka qënë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe përfundoi në sulm me thikë mbrëmjen e 4 qershorit. Pasi nxorri fëmijët e mitur nga shtëpia ai qëlloi disa herë bashkëshorten e cila u gjet në gjendje të rëndë nga vajza 16 vjeçare.
46 vjecari u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së martës pas dy ditëve në arrati, ku besohet se u fsheh në banesat e të afërmëve në periferi të Korçës.
Manjola Myrtollari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës, ku u soll për trajtim të specializuar pasditen e së martës.
Cifti mësohet se kishte jetuar një Tiranë por ishin kthyer në Korçë një muaj më pare, ku jetonin me qira.
Autori që punonte me periudha kohe në Greqi, njihej si përdorues i alkoolit
Të paktën 8 gra janë vrarë këtë vit dhe disa të tjera janë plagosur, në krime ky autorë kryesisht kanë qenë bashkëshortët ose të afërm.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!