“Unë flas si nënë. Mi kanë hedhur fëmijët në tokë. Domethënë është bërë një barbarizëm. Nuk ka kuptim. Unë nuk vete dot nga toka. Jo fëmijët."
“Vit për vit na ngatërrojnë dhe në fund nuk merret vesh asgjë. Se çfar të drejtash kemi se ku do shkojmë”.
”Nuk e dimë çfarë po bëhet. Kush e bën dhe përse po bëhet”, u shprehën disa banorë.
Nëse nuk pezullohet shembja e objekteve banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, të cilat sipas tyre do të marrin përmasa të tjera.
“Jemi në dispozicion të tyre. Në tubime paqësore apo përplasje trup më trup sepse fundi -fundi këto do të ushqehen, kanë fëmijë për të rritur. Ore është toka e tyre”
“Dhunës do t’i përgjigjemi me dhunë. Po na dhunojnë banesat. Ligjin që e ka nxjerr parlamenti”
“Toka jonë…E Rradhimës e të vijë ai të bëhet zot këtu. Kush e lë atë këtu. Askush nuk e lë. Ja këtu do të ngelem unë”, thonë më tej banorët.
Në lidhje me projektin e rehabilitimit të vijës bregdetare është lajmëruar se do të shemben rreth 60 objekte.
Ещё видео!