#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Vajzën e lindi pas hekurave, që kur mësoi se ishte shtatzënë kur ra në burg e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ky është fati i 24-vjeçares nga Lushnja, Kledisa Dhamo e cila pas divorcit nga bashkëshorti u braktis edhe nga familjarët e saj. 3 vite më parë ajo u njoh me një tjetër djalë po nga njëjti qytet, me të cilin vendosi të largohej drejt Maqedonisë së Veriut. E mbetur fillikat 24-vjeçarja e pa si të vetmen zgjidhje të saj, mbështetjen që fillimisht ia ofroi pa kushte Besmir Dauti. Por 21- vjeçari shumë shpejt do të zbulonte se cili ishte skenari që kishte për këtë bashkëjetësë të sajuar prej tij me Kledisën. Kjo e fundit në një shtet të huaj do të përballej me një tjetër realitet. Personi që i kishte premtuar mbështetje tentoi ta nxirrte në rrugë dhe jo vetëm. Ai e detyroi të bëhej pjesë e një grupi që merrej me punë të paligjshme, që Kledisa do t'i paguante me 8 muaj heqje lirie në një burg të Maqedonisë së Veriut. 24-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë me partnerin që e detyroi të prostituonte. Kjo do të ishte një tjetër dramë e gruas, që shumë shpejt do të sillte në jetë një foshnje të pafajshme që rritej brenda saj, e gjithashtu do të lindte brenda një qelie. Për nënën nuk do të ishin aspak të lehta muajt gjatë kryerjes së dënimit, pasi ajo u braktis përfundimisht edhe nga partneri i dytë i saj, Besmiri, i cili ishte edhe babai i fëmijës që Kledisa solli në jetë. Ka kaluar më shumë se një vit që kur gruaja ka lënë qelinë dhe nuk ka asnjë kontakt me babain e vajzës, të cilën kurrsesi nuk pranoi të dërgonte në jetimore. Ajo ka një apel për të dhe ka kërkuar t’ja përcjellë live në një studio televizive.
Ещё видео!