[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është banori më i ri i Lagjes nr. 13. Nga zyrat e reja, që u përuruan pak ditë më parë, kryebashkiaku dha shembullin e regjistrimit në njësinë ku banon dhe u bëri thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga amnistia deri në datën 10 maj, për të kryer transferimin në adresën e saktë, pa asnjë masë administrative.“Jam sot më në fund banor i Lagjes nr. 13 në Tiranë. Për të marrë shërbimet e bashkisë sime, jam regjistruar aty ku banoj. Procesi zgjati vetëm dy minuta, mjafton karta e identitetit, mbushja e formularit dhe prova që jam banor në këtë lagje. Si provë mund të jetë kontrata e qirasë ose hipoteka e shtëpisë. Duke qenë banor i kësaj lagjeje, bashkia ime, pavarësisht se kush është kryetar bashkie, do të buxhetojë invesime për këta banorë që janë regjistruar këtu. Ndaj, 10 mijë herë faleminderit, për 10 mijë banorët që e kanë kryer këtë procedurë të thjeshtë”, tha Veliaj.Ai tha se ky ndryshim do t'u vijë në ndihmë vetë banorëve të zonës, të cilët do të kenë mundësi të marrin më shpejt dhe të përfitojnë më shumë shërbime.“Unë si prind i ri mund të regjistroj fëmijën në një kopsht, çerdhe, apo deri tek nevojat e shërbimeve funerale në fund të jetës, nëse jam i regjistruar në Tiranë. Do të thotë, nëse dikush ka nevojë për ndihmë ekonomike, banesë sociale apo për çfarëdo lloj shërbimi tjetër, qoftë edhe për investimet që bëjmë në lagje, nga pastrimi, tek gjelbërimi, asfalti që hedhim, na duhet numri i saktë i banorëve. Shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës, sidomos në lagjet e reja, 12, 13, 14 apo edhe banorë që mund të kenë vite në Tiranë, por prej ndonjë legjende urbane e mbajnë gjendjen civile në një qytet tjetër, të regjistrohen në njësinë ku banojnë. Kush jeton në Tiranë duhet të jetë i regjistruar në Tiranë, që të marrë shërbimet në Tiranë. Nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kemi kohë deri në datën 10 maj, që ta bëjmë këtë pa gjobë. Pas kësaj date rikthehet ligji dhe nuk përfitojmë nga amnistia”, tha ai.Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se data 30 qershor do të jetë edhe një referendum për mënyrën se si do të vijojë Tirana, nëse do të ecë përpara apo do të ketë një kthim pas, siç ka ndodhi në vitin 2011.“Në 30 qershor kemi edhe një referendum për mënyrën se si do vijojë Tirana: do vazhdojë të ecë përpara apo do kthehemi mbrapa, siç kemi qenë në vitet e kaluara. Jam sot shpresëplotë, që banorët do përfitojnë, duke nisur edhe nga data 30 qershor, një shërbim në një qendër votimi, shumë afër vendbanimit të tyre”, deklaroi Veliaj.
Ещё видео!