Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan, i është kthyer cështjes së ishujve greke ndërkohë që nuk është kursyer as ndaj Evropës, duke e akuzuar atë se po e lë turqinë të vetme në luftën kundër terrorizmit. Ai vendosi në shënjestër ata që mbështesin greqinë pa kufizime, ndërkohë që ajo vazhdon me ngacmime dhe provokime në detin Egje dhe në mesdheun lindor. Duke folur të premten në një event, presidenti turk tha: Ne nuk do ti pranojmë ata që mbështesin greqinë pa kufi për të kryer veprimet e tij ngacmuese dhe provokuese në detin Egje dhe në mesdheun lindor. E thashë këtë pak më parë, ne jemi bashkë në NATO, por ndërkohë që ne jemi aleatë, ju dërgoni armë dhe avionë në ishujt grekë. Ne vazhdojmë të mos e kemi zgjidhur cështjen e F-16-tave! E mund të mos e zgjidhim atë pavarësisht se kemi dhënë para”...Erdogan më pas iu drejtua evropës duke thënë se ajo fshehtazi dhe haptazi mbështet organizatat terroriste me të cilat turqia po përballet. “Është e vështirë të ëndërrosh një të ardhme të përbashkët me evropën që mbështet fshehurazi dhe haptazi organizatat terroriste me të cilat Turqia përballet, që mbron dhe strehon terroristë dhe që në cdo cështje që përbën shqetësim për ne, është kundër nesh. Ne nuk do ta harrojmë se u lamë vetëm në luftën tonë kundër terrorizmit”, tha ai. Sipas Erdogan, me mijëra armë të ngarkuara mbi kamionë u dërguan përtej kufirit jugor të Turqisë, deri në duart e organizatave terroriste dhe vendi që i dërgoi ato është njësoj si turqia, vend anëtar i NATO-s. Por, duke qenë në NATO, si i dërgon terroristëve kaq shumë armë...Në luftën tonë kundër terrorizmit dhe terroristëve, askush nuk pyet për faturën...
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Greqia#Provokimi
Ещё видео!