#pagjurme #odetadume #reportTV
‘Pa Gjurmë’ në Report Tv gjen pas 27 vitesh në Sicili të Italisë Bukurie Dervishin. Shfaqet imazhi dhe biseda telefonike, e bija shpërthen në lot.57-vjecarja Bukurie Dervishi u zhduk në shtator të vitit 1994 duke lënë në Shqipëri 3 fëmijët e vegjël. E pabesueshme kjo histori, atëherë kur shpresat kishin humbur, një zile telefoni zbuloi vendodhjen e Bukries, e cila sot jeton në Sicili të Italisë dhe është martuar me një shtetas Italian. Moderatorja e emisionit ’Pa Gjurmë’,Odeta Dume, realizoi intervistën ekskluzive me vetë Bukurien, e cila u ndje e prekur në momentin që rrëfeu të vërtetën. Luciana ( siç njihet në shtetin Italian) tregoi arsyet e zhdukjes në këto 27 vite. Emocione dhe lot gëzimi edhe për vajzën të cilën e la 6 vjece kur iku përgjithnjë nga Shqipëria.
’Pa Gjurmë’ me kërkesë të 57-vjecares vuri në kontakt nënë e bij, pa bërë publike detaje të kësaj bisede, pasi problemet në familjen Dervishi që solli zhdukja e Bukuries ishin shumë delikate. Ajo ka humbur edhe një nga dy djemtë e saj në një aksident me motor, foshnjën 6-muajshe, që ajo e la në kasollen e lopës natën e asaj date shtatori të vitit 1994.
‘Pa Gjurmë” realizoi një lidhje skype nga Greqia, ku jeton vajza e saj Matilda Dervishi, e cila tregoi mes lotëve si e priti këtë takim të rrallë në jetën e saj dhe sesi përfundoi marrëdhënia me nënën, e cila e zhgënjehu për herë të dytë.
Më mori në telefon në messenger. I thashë: Alo, me kë flas?
Matilda zemra mamamit. Ishte fjalia e parë që dëgjova nga nëna pas 27 vitesh. Ajo qante dhe unë qaja. Shihja fotografinë e vjetër, shihja nënën në sy dhe mbeta me gojë hapur, nuk po i besoja syve. Para dy javësh ka folur edhe me vëllain e vet. Unë s'kam mundur dot të takohem. Ajo është shumë e ftohtë. Gjërat janë shumë të forta. Por ajo nuk ma jep këtë dashuri si nënë dhe jam zhgënjyer prej saj. Nuk e di cfarë ka, dhe pse ka frikë. Unë kërkoj vetëm dashuri prej saj.- e mbyll rrëfimin vajza e Bukuries me lot në sy.
Ещё видео!