Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryeministri Albin Kurti raportoi sot përpara deputetëve përmbajtjen e marrëveshjes dhe pikat e aneksit të cilat do të çojnë në normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai bëri të ditur se Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare , të mos kërcënojë me përdorimin e forcës dhe t’u japë fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Megjithatë ai shtoi se nuk i beson plotësisht Beogradit. “Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim”, tha Kurti. Sa i përket Asosacionit të Komunave me shumicë serbe Kurti deklaroi se vetëmenaxhimi nuk nënkupton vetëadministrim teksa tha se nuk do ti shmanget detyrimeve për traktatet nderkombetare. “Vete menaxhimi nuk është as vetëqeverisje as vetë administrim”, tha Kurti duke i kërkuar deputetëve opozitarë që të mos përdorin “nocione të skajshme”, shtoi Kurti. Por deklaratat e kryeministrit u kundërshtuan nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili e akuzoi se ka pranuar mos-njohjen e Kosovës si shtet te pavarur nga Serbia dhe se ka kaluar nga marrëveshja me njohje në qendër, në marrëveshje me autonomi për pakicën serbe. Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu, kritikoi Kurtin.Sipas tij kryeministri shkeli gjashtë kushtet që vendosi për Asociacionin.
Ещё видео!