#edirama #sunak #britaniamadhe
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar do të rrisin bashkëpunimin mes tyre me synim dhënien fund të dyndjes së emigrantëve ilegal shqiptarë drejt brigjeve të Britanisë së Madhe. Qeveria britanike publikoi këtë të martë një komunikatë të përbashkët, ku kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik angazhohen të ndërmarrin hapa konkret për arritjen e këtij synimi.
“Kjo deklaratë vjen në kuadër të angazhimit të të dy kryeministrave për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona tashmë të forta dypalëshe. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria sapo kanë festuar njëqindvjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe diaspora e gjallë shqiptare në MB jep një kontribut të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve.”
Bashkëpunimi do të jetë konkret dhe në të do të angazhohen edhe struktura të posaçme të sigurisë së të dyja vendeve.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të forcojnë më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyer operacional për zbatimin e ligjit, me objektivin e parandalimit dhe ndërprerjes së migracionit të paligjshëm dhe depërtimit në rrjetet kriminale. Me këtë objektiv, dy qeveritë tona do të formojnë një Task Forcë të Përbashkët në nivel të Ministrisë së Brendshme/Zyra e Brendshme”.
Taskforca e përbashkët do të mbështetet nga një komitet ekspertësh të përzgjedhur nga ministritë e brendshme të të dyja vendeve, të cilët do të ndihmojnë në shkëmbimin e informacionit mbi personat që duan të emigrojnë, por edhe në kthimin e emigrantëve të paligjshëm.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të rrisin kthimet në Shqipëri duke përfshirë ato mbi 18 vjeç, të cilët janë identifikuar nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Bashkuar si viktima të skllavërisë moderne dhe si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore”
Siç bëhet e ditur në këtë komunikatë bashkëpunimi angazhon palën britanike në ofrimin e një mbështetje shtesë për Qeverinë e Shqipërisë dhe organizatat në lidhje me shërbimet e mbrojtjes dhe riintegrimit për emigrantët që do të kthehen.
Detaje të kësaj marrëveshje kryeministri britanik i ndau edhe me parlamentin e vendit të tij, ku bëri të ditur se bashkëpunimi parashikon angazhimin e oficerëve britaninë në aeroportin e Rinasit.
“Do të vendosim oficerët tanë të kufirit në Aeroportin e Tiranës për herë të parë, për ndalimin e individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht. Punonjësit tanë do t’ua bëjnë të qartë njerëzve se Shqipëria është vend i sigurtë origjine.”
Marrëveshja mes dy kryeministrave parashikon gjithashtu edhe bashkëpunimin për rritjen e investimeve britanike në vendin tonë kryesisht në fushën e energjisë, turizmit dhe infrastrukturës me synim nxitjen e zhvillimit social-ekonomik të vendit tonë.
Një tjetër pikë e kësaj marrëveshje ka të bëjë edhe bashkëpunimin në fusha si rinia, kultura, arsimi.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!