Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje simpoziumi i arkeologjise, historian e studiues, Neritan Ceka, Kristo Frasheri.
50 vite më parë, pikërisht në vjeshtën e vitit 1948 u hap Muzeu i parë Arkeologjik në Shqipëri. Sot në përkujtim të asaj dite, e cila konsiderohet si një arritje jo e vogël e shkencës që rrëmon në të shkuarën, emrat më në zë të Arkeologjisë Shqiptare, u mblodhën në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në një konferencë ndërkombëtare. Në këtë takim u shpalosën rezultetet e arritura në fushën e gjërmimeve e zbulimeve arkeologjike në truallin shqiptar. Fjala e hapjes i takoi nënkryetarit të Akademisë së Shkencave. Kristo Frashëri, ndërkohë që pas tij, referuan Myzafer Korkuti, Neritan Ceka, Françesk Prendi e të tjerë. Në kuadër të këtij përvjetori është hapur dhe një ekspozitë e cila paraqet një rikonstruktim të Muzeut Arkeologjik ku ndër të tjera prezantohen dhe rreth 100 objekte të reja të zbuluara në Shqipëri vitet e fundit. Në konferencë merrnin pjesë dhe studiues nga universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greqisë dhe Francës.
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!