Një grua në Durrës arriti t’i shpëtojë atentatit të personit me të cilin bashkëjetonte, pas ndërhyrjes së policisë në banesë, natën e kaluar.
Policia njofton se pas njoftimit të marrë nga një shtetase e cila ishte e traumatizuar dhe kërkonte ndihmë sepse po e kërcënonte për ta vrarë bashkëjetuesi i saj, kanë shkuar në banesë dhe kanë parandaluar krimin në familje.
I dyshuari, 32-vjeçari me iniciale L.D., lindur në Burrel dhe banues në Durrës ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”.
Pas kontrolleve, efektivët kanë kapur dhe vëllanë e autorit të dyshuar, 35-vjeçarin me iniciale A.K., që po ashtu mbante armë pa leje, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona më të cilët 32-vjeçari ndante një banesë në kryeqytet, në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik, me krehër dhe fishekë dhe një pistoletë me fishekë. “Shtetasit M. L. dhe E. H., u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale armëmbajtje pa leje”, njofton policia.
Në total janë sekuestruan 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Policia#Durres#TopChannelNews
Ещё видео!