#rtvora #oranews
Banesat e tyre të vjetra nuk mundën t`i rezistonin tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Në Borizanë të Krujës janë me dhjetra shtëpi të cilat janë vlerësuar të pabanueshme.
Të paktën 18 familje po i kalojnë ditët e ftohta të dimrit në çadra. Banorët thonë se askush nuk iu është gjendur pranë në këto muaj të vështirë për ta.
Fëmijë e të moshuar detyrohen të qëndrojnë në çadrat e verës ku shiu e temperaturat e ulta hyjnë lehtësisht.
‘’Kanë ardhur 2 herë e kanë nxjerrë të pabanueshme tani të shohim sesi do veprohet’’, thotë një prej banorëve të prekur.
Nuk kanë përfituar ndihma dhe as bonus qiraje.
‘’Asgjë nuk kemi marrë’’, shprehet banori i irrituar.
Në tilla kushte disa janë rikthyer në banesat thuajse të rrënuara duke rrezikuar jetën.
‘’Çadra fuste ujë, është çadër për shi’’, thotë një e moshuar.
Edhe në fshatin Arrameras tërmeti ka shkaktuar pasoja të rënda ndërsa shteti i ka lënë në harresë banorët e prekur.
Lirie Milla, nënë e tre fëmijëve po ashtu ka mbetur e pastrehë. Ajo thotë se ndodhet në gjendje të mjerueshme ndaj kërkon ndihmën e institucioneve.
‘’Më keq nuk ka. I ftohti po vjen, dru nuk kemi, sobën nuk kemi ku ta vendosim, vetëm një bombol gazi aty’’, thotë ajo.
Janë mbi 10 mijë persona të cilët detyrohen të jetojnë në çadra pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!