#Ukraine #Rusi #Turqi #VladimirPuin
Kievi dhe Moska duket se po e gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjen e neutralitetit të Ukrainës, arsyeja që Putin gjeti për të urdhëruar sulmin ndaj fqinjit perëndimor më 24 Shkurt.
Ky është edhe mendimi i Ibrahim Kalinit, zëdhënësit dhe një prej këshilltarëve më të rëndësishëm të presidentit turk Rexhep Taip Erdoan, i cili ishte mes të zyrtarëve të pakët të Moskës dhe Ankarasë që dëgjuan bisedën telefonike të pasdites së të Enjtes mes presidentëve Putin dhe Erdoan.
Duke folur për BBC-në, Kalin i ndan në dy kategori, kushtet e ndalimit të luftës, që shefi i Kremlinit që i parashtroi presidentit turk, në lehtësisht të arritshme dhe të arritshme me vështirësi. Lehtësisht e arritshme, sipas Kalinit është kërkesa ruse që Ukraina të mos aplikojë për antarësim në NATO nuk është e vështirë për t’u përmbushur. Sipas tij, këtë e ka pranuar tashmë presidenti Zelenski. Në këtë kategori bën pjesë edhe çarmatosja e ushtrisë ukrainase deri në gradën që mos jetë kërcënim për Rusinë, statusi i veçantë mbrojtës për rusisht-folësit dhe denazifikimi. Kërkesa të vështira duken, njohja si territor rus e Krimesë dhe pavarësia e republikave separatiste.
Këtë të premte, Putin bisedoi në telefon edhe me kancelarin e Gjermanisë Olaf Sholc, të cilit i tha se është Kievi që po vonon marrëveshjen. Aktualisht, negociatorët e Kievit kërkojnë që në këmbim të çarmatosjes, Ukraina të ketë vende perëndimore që i garantojnë sovranitetin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!