Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pohoi se e ka nënshkruar mandatimin e Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Nënshkrimin e ka bërë që me 6 Janar, ditën kur u takua me kreun e Vetëvendosjes, i cili ende nuk e ka tërhequr dokumentin.
“Unë duke menduar që do t’a pranojë, sepse është një rregull i pashkuar që momentin që kryetari i partisë së parë dhe i nominuari i partisë takohet dhe për më tepër ka caktuar edhe gjysmën e qeverisë dhe në konsultim e sipër edhe në kuptimin zyrtar merr nominimin, unë e kam nënshkruar atë ditë nominimin për zotin Kurti si Kryeministër. Ai nomimin është ende në tavolinën time të punës këtu”.
Duke folur gjate takimit në presidencë me Uilliam Uokerin, ish-kreun e OSBE-së në Kosovë, Thaçi i bëri thirrje Kurtit t’a pranojë ose t’a refuzojë mandatimin, për t’i hapur rrugë sa shpejt formimit të institucioneve të reja të vendit të dala nga zgjedhjet e 6 Tetorit. Megjithatë nga Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka asnjë reagim.
Sipas Kushtetutës, i nominuari nga Presidenti ka kohë 15 ditë për të formuar qeverinë pas marrjes së mandatit. Në një intervistë për mediat kosovare kreu i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti shprehet se partisë së tij i takon posti i Presidentit të cilët përmbushin edhe kërkesat e Vetëvendosjes në rast të një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.
“Nëse shihni kuadrot që ka propozuar LDK për pozitat më të larta shtetërore, për Kryeministër, për kryetar Kuvendi, për President, unë besoj janë njerëzit më të respektuar të shoqërisë”.
Negociatat mes palëve janë bllokuar pas mosmarrëveshjeve për postin e kryeparlamentarit.
Tv Klan
Ещё видео!