Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Mot me diell, por me lagështirë e viruse nëpër këmbë. Kështu thonë të gjithë ata që janë prekur nga gripi i vjeshtës. Ndryshimi i temperaturës, si dhe rritja e lagështisë në ajër, kanë shtuar rastet virale në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Ky virus i lehtë gripi që shoqërohet me temperaturë e kollë, zgjat deri pesë ditë. Mjeku pediatër Edmond Pistulli rekomandon:
Pediatri Edmond Pistulli:- “Pika e parë që ndihmon shumë që të mos dëmtohet truri nga temperatura e lartë është që prindërit duhet t’i bëjnë një banjë të shpejtë fëmijës në shtëpi. Banja zakonisht bëhet 2 gradë nën temperaturën e trupit të fëmijës. Zakonisht kjo temperaturë e lartë bie, nuk qëndron për një kohë të gjatë, por ka efekt të mos dëmtojë më tej trurin”.
Pra masat paraprake mund të bëhen në shtëpi, qoftë edhe me një paracetamol, e në raste të rralla mund të përdoren antibiotikë./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!