Elbasan-Tregtarët ambulantë të cilët prej 15 vjetësh tregtojnë në afërsi të qendrës së qytetit kundërshtojnë urdhëresën e bashkisë së Elbasanit, që u kërkon që nga dita e nesërme të largohen nga këto ambiente.
Tregtarët të irrituar nga ky vendim i papritur i policisë bashkiake, shprehen se kanë mbi 15 vjet që ata ushtrojnë aktivitet në këto ambiente dhe janë taksapagues të rregullt.
Sipas tyre largimi nga këto ambiente, do të thotë për ta, tu heqësh bukën e fëmijëve.
Sipas bashkisë së Elbasanit kjo nismë është për lirimin e vendeve publike dhe për t’i hapur rrugë investimeve që ka ndërmarrë ky institucion së fundmi.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!